Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic po vazhdon lobimin e tij për tërheqjet e njohjeve ndaj Republikës së Kosovës, madje së fundmi ka falënderuar homologun e tij nga Tunezia, Nuredin Erejin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo figurë e rëndësishme për diplomacinë e Serbisë, përmes një bisede telefonike me kryediplomatin tunizian, i ka shprehur këtij të fundit falënderimet ndaj këtij vendi për mbështetjen parimore të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
Ministri i Jashtëm tunizian, Nuredin Erej, ka konfirmuar se vendi i tij respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, ndërsa mbështet vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes me kompromis të çështjes së Kosovës, shkruan medium serb ‘Danas’, transmeton Metro.
Në këtë bisedë telefonike midis dy palëve, tutje është theksuar edhe progresi për bashkëpunim dypalësh dhe dëshira për të vazhduar aktivitetet për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore dhjetëvjeçare midis të dy vendeve.