POLITIKE

Dacic servili i bë lajka Kinës: Ju nuk ju frikësuat bombave të NATO’s, ne nuk i frikësohemi koronavirusit

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, më në fund udhëtoi në Kinë dhe me lajka po provon të joshë kinezët. Ai u takua me këshilltarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës Vang Jiem ku ngriti në qiell përkushtimin dhe punën e palodhshme të Kinës në luftimin e epidemisë së korona virusit, kjo pasi u zu duke i injoruar Kinën para një jave prej frikës së infektimit, transmeton Gazeta Metro.

Dacic tha se Serbia bashkë ndjenë vuajtjet e Kinës dhe e brengosur po përcjellë lajmet për sakrificat e popullit kinez në luftën kundër “një armiku të padukshëm por të fuqishëm. Me admirim i shikojmë përpjekjet mbinjerëzore dhe masat pa precedent në gjithë botën me qëllim të ndalimit të përhapjes së virusit, jo vetëm në Kinë, por edhe jashtë vendit tuaj për të cilën e gjithë bota duhet të shohë me respekt të thellë” tha Dacic.

Ai vazhdoi duke thënë se Serbia është vend i vogël por nuk i lë në baltë dhe për këtë arsye tregon solidaritet dhe Serbia me mundësitë e veta Serbia dërgon ndihmë Kinës në rrafshin e pajisjeve shëndetësore javëve të ardhshme.

“Ju nuk ju frikësuat bombave të NATO’s kur bombardohej Serbia, diplomatët e juaj ranë viktimë e bombave që ishin drejtuar për serbët, për këtë arsye vizita ime tregon se nuk i frikësohemi virusit”.

Ai shtoi se në Serbi është thënia se në “vuajtje del heroi” e shtoi se në vuajtje njihen edhe miqtë e për këtë arsye është edhe në Kinë e njoftoi se presidenti serb Vucic do të jetë me 15 prill po ashtu në samitin e Kinës dhe vendeve të Europës së qendrore dhe lindore.

Dacic ishte ankuar para një jave siç kishin raportuar disa media serbe pikërisht për këtë udhëtim kur kishte thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtimin në Kinë, duke pasur parasysh ndalimin e fluturimeve drejt atij vendi, por çështja më e vështirë ishte se si të kthehej nga Kina, duke ditur se periudha e karantinës zgjatë 14 ditë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago