POLITIKE

Rama: Moska nuk na ofroi ndihmë pas tërmetit, por as ne nuk i kërkuam

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth marrëdhënieve të Shqipërisë me Rusinë, pas takimit që kishte gjatë ditës se sotme në Moskë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

“Në Shqipëri jo në rajon sepse kanë arsye të besojnë që kanë influencë. Ky është një moment që ne duhet të zhvillojmë paralelisht me politikën tonë të qartë e të prerë dhe një korsi të afrimit të bashkëpunimit për ato që janë interesa bilaterale që nuk cenojnë interesat tona strategjike. Për të cilat Rusia e ka shumë të qartë”.

Rama në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se nuk kanë kërkuar ndihmë nga Rusia pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fundit që goditi Shqipërinë.

“As nuk i kemi ftuar të ofrojnë dhe as na kanë ofruar. Unë kam kërkuar me insistim në drejtime të tjera jo në drejtim të Moskës dhe nëse ata i kanë le t’i sjellin dhe nuk kanë nevojë të dalin në televizor dhe të thonë i kemi ofruar por nuk i kemi marrë. Ne jemi gati për çdo ndihmë dhe do të jemi shumë falënderues nëse do të jenë ndihma konkrete do të na vijnë”.

“Do të kemi arsye për të ecur në një dimension tjetër, që është dimensioni i marrëdhënieve njerëzore normale përtej diferencave. Besoj që për sa kohë nuk kemi të bëjmë me një vend armik, zhvillimi i këtyre marrëdhënieve ndihmon edhe për adresimin e mos-dakortësive”.

“Po të jetë puna për mosdakortësi ne më të madhen e kem me serbët, me Serbinë. Zhvillimi i marrëdhënieve duke mos hequr dorë nga mosdakortësia. Por duke krijuar dakortësi për gjëra që janë rreth mosdakortësive na lehtëson rrugën për tu marrë me mosdakortësinë”.

“Kur vjen puna për Rusinë, pastaj që sigurisht nuk jemi vendimmarrës të plotë ne jemi vendimmarrës për aq sa na takon neve. Pastaj jemi pjesë e një vendimmarrje në një aleancë më të madhe që nuk e drejtojmë ne e drejtojnë të tjerët që janë fuqi të mëdha me të cilat kemi lidhur fatin tonë me plotë të drejtë”, tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago