POLITIKE

Daçiq: Kosova më parë do ta hapë ambasadën në Hënë, sesa në Beograd

Një njoftim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka acaruar shumë Serbinë.

Në rubrikën e Ambasadave të Republikës së Kosovës, shfaqet edhe Zyra ndërlidhëse kosovare në Beograd. Ministria e Jashtme e Serbisë që udhëhiqet nga, Ivica Daçiq, për këtë doli me deklaratë, thotë se “Kosova më parë do hap ambasadën në Hënë, sesa në Beograd”.

“Kjo deklaratë me këtë fjalor, është jodiplomatike, joprofesionale e aspak kontribuuese për fqinjësi të mirë. Pse kjo thuhet pikërisht tani? Për shkak se tani jemi në fushatë zgjedhjesh, që mbahen më 17 dhjetor. Kjo fushatë do jetë e pakëndshme që do e përjetojnë banorët e banoret e Serbisë. Kështu që deklaratat ndezëse, nacionaliste dhe forma tjera deklarimesh, që nuk i kontribuojnë raporteve të mira ndërfqinjësore do jenë të pranishme në fushatën parazgjedhore”, tha Sofija Todoroviq, aktiviste për të drejtat e njeriut nga Serbia.

Kosova dhe Serbia, në maj të 2013-ës, shkëmbyen zyrtarët ndërlidhës, si rrjedhojë e ujdisë së parë për normalizimin e raporteve, që u arrit më 19 prill të atij viti. Zyrat në fjalë nga atëherë, funksionojnë brenda godinave të misioneve të Bashkimit Evropian, në kryeqytetet respektive, pra në Prishtinë dhe Beograd.

Sipas listës së qeverisë, Republikën e Kosovës, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, deri tani “de facto” e “de jure” e kanë njohur 117 vende.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago