Trupat izraelite njoftuan pushtimin e një fortese të rëndësishme të Hamasit në Rripin e Gazës, brenda së cilës ushtarët e brigadës gjetën dokumentacion që mund të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm në luftë.
Këtë e ka shpjeguar një zëdhënës i ushtrisë. Sipas Izraelit, objekti strehonte selinë e inteligjencës së Hamasit me bazë në Jabaliya dhe dokumentacioni mbahej aty, i kompletuar me harta të detajuara, tabela, mjete komunikimi dhe detaje personale për terroristët dhe komandantët e Hamasit.
“Përmbajtje të ngjashme ishin gjetur në trupat e terroristëve të kapur dhe të vdekur pas sulmeve të 7 tetorit.”- thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…