Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka folur në tubimin e sotëm të partisë së Aleksandar Vuçiqit në Beograd.
Ai gjatë fjalimit ka përmendur edhe incidentet e sotme në veri të Kosovës, ku policia u përballë me huliganët serbë që nuk lejonin kryetarët e komunave të hynin në zyret e tyre.
“Kam një mesazh të qartë për armiqtë ndërkombëtarët dhe vendas. Kurrë nuk do ta japim Kosovën”, ka thënë ndër të tjerash Daçiq, raporton N1.
Duke folur për dorëzimin e Sllobodan Millosheviqit në Hagë, ai theksoi “unë nuk do ta dorëzoj presidentin tonë, nuk do ta dorëzoj presidentin që e kemi zgjedhur të gjithë”.
Ai u tha organizatorëve të protestës “Serbia kundër dhunës” të mos organizojnë demonstrata sepse kujdesen për fëmijët, por të vijnë në pushtet dhe theksoi se nuk do të lejohen të rimarrin pushtetin në rrugë si më 5 tetor.
Ndryshe, protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.
Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.