Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë në mandat teknik, Ivica Daçiq, deklaroi se fletarrestet ndërkombëtare kundër Millorad Dodikut dhe Nenad Stevandiqit ende nuk kanë kaluar kontrollin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit për përmbushjen e kushteve për publikim dhe se nuk përbëjnë bazë për veprim.
Ai tha se, duke pasur parasysh që bëhet fjalë për shtetas të Serbisë, Interpoli në Beograd i ka dërguar Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit një notë proteste, pasi në kërkesat për shpalljen e fletarresteve ndërkombëtare “është shkelur neni 3 i Statutit të Interpolit”, i cili përcakton se “çdo aktivitet ose ndërhyrje në çështje apo raste me sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësisht e ndaluar në këtë Organizatë”.
Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit ka konfirmuar pranimin e protestës dhe ka deklaruar se do ta shqyrtojë atë, si dhe “se do të na informojë me kohë për rezultatet e shqyrtimit”, shtoi Daçiq.
Ai theksoi se Serbia është e përkushtuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe të drejtave të qytetarëve të saj, duke e konsideruar mbrojtjen e çdo individi si bazë të detyrimeve ndërkombëtare.
Daçiç tha se Serbia gjithmonë angazhohet për respektimin e normave ndërkombëtare, por se “në të njëjtën kohë nuk do të lejojë asnjë përpjekje për të cenuar të drejtat e qytetarëve tanë nga shtete të tjera ose nga organe ndërkombëtare”.
Gjykata e Bosnjë Hercegovinës konfirmoi të enjten se ka pranuar propozimin e Prokurorisë së Shtetit për shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar për Millorad Dodikun dhe Nenad Stevandiqin, të cilët akuzohen për veprën penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Shpallja e fletarrestit ndërkombëtar është në kompetencën e Zyrës Qendrore Kombëtare (NCB) të Interpolit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…