Vetëm pak orë pasi autoritetet amerikane deklaruan se avioni ukrainas, Boeing 737-800, mund të jetë goditur gabimisht nga raketat iraniane, një video me momentin e bombardimit ka nisur të qarkullojë në internet.
Pamjet e publikuara nga The New York Times duket se tregojnë momentin kur një aeroplan pasagjerësh ukrainas u qëllua në hapësirën ajrore iraniane menjëherë pasi u nis nga aeroporti i Teheranit.
Avioni ka vazhduar fluturimin për disa minuta dhe është kthyer përsëri drejt aeroportit, thotë New York Times. Siç shihet nga pamjet, avioni fluturoi drejt aeroportit përpara se të shpërthente por u rrëzua shumë shpejt.
Në avionin që u rrëzua në Teheran ndodheshin në bord 176 persona dhe asnjë prej pasagjerëve nuk mbijetoi.
Autoritetet ukrainase dhe iraniane më herët përjashtuan mundësinë se rrëzimi i avionit ndodhi si pasojë e një sulmi terrorist por duket se hamendësimet morën rrjedhë tjetër.
Ditën e sotme mediat amerikanë njoftuan se avioni ukrainas u rrëzua si pasojë e një gabimi nga pala Iraniane të cilët goditën avionin me raketë, tragjedia ndodhi në kohën e sulmeve iraniane me raketa ndaj bazave amerikane në Irak.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…