Pas votimit për pezullimin e grevës në arsim,janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend.
Rezultati përcakton se greva duhet të pezullohet dhe mësimi të fillojë të hënën.
Burime të transmetuesit publik konfirmojnë se nga të gjitha votat e mbledhura, e që jamë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës.
Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj.