Pasi kanë rezultuar pozitiv 20 persona nga Prishtina, pastaj janë testuar rreth 40 kontakte të tyre me çrastë edhe kanë dalë të gjithë negativ.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili edhe u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Reporteri.net
“Lajm i mirë:Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.