Janë publikuar në rrjetet sociale pamje nga momenti i tmerrshëm i sulmit me armë në qendrën tregtare të Kopenhagenit.
Në video dëgjohen qartë të shtëna dhe njerëzit që thërrasin në panik, ndërsa përpiqen të largohen nga vendngjarje.
Ready to help at the terror-scene in Copenhagen, Fields. #fields #terror #copenhagen pic.twitter.com/vW497truZT
— Presse-fotos.dk (@pressefotosdk) July 3, 2022
Policia arrestoi në vendngjarje një 22 vjeçar të armatosur me armë automatike, ndërkohe që motivet e sulmit janë ende të paqarta. Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë dhe pistën e terrorizmit.
Ende nuk është e qartë se sa viktima ka pasur nga ky sulm i rëndë në kryeqytetin danez.