Janë publikuar pamje të festës “së çmendur” me 70 persona të Daniel Dubois, të organizuar në shtëpi disa orët para humbjes së tij nga Oleksandr Usyk të shtunën.
Shumë e kanë kritikuar festën, e cila thuhet se u organizua nga babai i tij me njerëz që Dubois nuk i njihte, si një ndërhyrje “shkatërruese” në ditën e tij.
Siç ndodhi, Dubois u mund nga Usyk në raundin e pestë në “Wembley”, duke humbur mundësinë për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda.
Videot nga festa tregojnë Dubois duke buzëqeshur dhe duke pozuar për foto me të pranishmit, me dhjetëra njerëz në shtëpi dhe duke mbushur oborrin e pronës.
“The Times” raportoi se babai i Dubois, Stanley, u “shqetësua” që djali i tij me sa duket do të merrte 150 milionë paundë, kur pagesa aktuale ishte rreth 10 milionë paundë, dhe organizoi një fest luksoze në rezidencën e familjes së tyre në Essex.
Në “talkSPORT”, boksierët e tjerë mezi e besonin atë që po dëgjonin, ndërsa Simon Jordan tregonte se çfarë u kishte ndodhur.
“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Joseph Parker. “Jam shumë i befasuar, jam i shokuar. Kaq shumë njerëz këtu? Po përgatiteni për një ndeshje massive”.
“Të duhet pushim, duhet të relaksohesh, duhet të futesh me humor të mire, dhe ai ka përgatitur këtë festë të madhe?”,vijoi ai.
Lawrence Okolie u pajtua: “Problemi është se po vjen nga dikush që ai e shikon jashtë ringut. Po vjen nga babai i tij”.
“Jam stërvitur me të, babai i tij është një pjesë e madhe e jetës së tij, kështu që kjo padyshim që do të jetë shkatërruese”, theksoi Okolie.
Luftëtari britanik u përball me provën më të vështirë të karrierës së tij në stadiumin kombëtar anglez, duke pësuar humbje vetëm për herë të tretë si profesionist, me dy prej tyre që erdhën gjithashtu kundër ukrainasit, i cili është 11 vjet më i madh se ai.
Dubois kishte nevojë që përgatitja e tij të ishte perfekte, dhe, sipas “The Times”, nuk ishte kështu, me 27-vjeçarin që mendohet se kishte mbërritur në “Wembley” vetëm më pak se 90 minuta para se të ishte gati të ecte drejt ringut.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…