Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar menjëherë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se nesër do të shkojnë në seancën për konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje me LDK’në.
Molliqaj, që ishte i bindur se LDK e VV’ja nuk do të mund të arrijnë marrëveshje mes vete, thotë se LDK e VV nuk po duket se kanë dallim nga qeverisja e kaluar, për shkak që nuk arritën të merren vesh për qeverisje, për shkak të pozitave, transmeton Gazeta Express.
Ai ka shkruar në Facebook se këto dy parti po e lëmë të vazhdojë keqqeverisja e PAN’it, duke mos rënë dakord për formimin e Qeverisë.
Shkrimi i plotë
Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.
Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:
1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.
2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.
3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…