Një video emocionuese po bën së fundmi xhiron e rrjetit, ku një ushtar ukrainas i gjendur në frontin e luftës i propozon për martesë vajzës së zemrës.
Teksa vajza ushtare është duke kryer stërvitje me armë ai ulët në gjunjë, me unazën në duar dhe e fton të afrohet. Nga pamjet shihet qartë entuziazmi dhe lumturia e së resë, e cila sigurisht tha ‘PO!’.
Edhe pse në një situatë aspak të zakontë, miqtë e tyre ushtarë kanë mundur të sigurojnë një buqetë të madhe me trëndafila, flakadanë me ngjyra, si dhe kanë shtënë në ajër, këtë herë për hir të dashurisë.