Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamdin Feraj ka tronditur gjatë ditës së sotme, opinion me një deklaratë, ku tha se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi dërgoi natën e me urgjencë ListënSerbe që ta bëjë Ramushin kryeministër.
E rreth kësaj ka reaguar, vëllau i Ramushit, Dauti, i cili ka postuar një foto në rrjetin e tij social, me mbishkrimin “Të fala nga ne të gjallët”.
Ramush Haradinaj ka humbur dy vëllezër në luftë, Shkëlzenin dhe Luanin, dhe që të dy janë shpallur pas lufte “heronj të Kosovës”. Ramush Haradinaj ka qenë komandant dhe bashkëluftëtar i të dyve.