POLITIKE

Ministri i Mbrojtjes i Putinit u shfaq në një takim me gjeneralët, por edhe kjo video ngre disa dyshime

Pas disa jave mosparaqitje në publik, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ëshë shfaqur me anë të një video të publikuar nga media shtetërore ruse së bashku me liderët ushtarakë. Por zyrtarët perëndimorë dyshojnë se paraqitja e Shoigut mund të jetë e incizuar më herët.

Në adresimin e tij ministri i Mbrojtjes s’ka komentuar mungesën e tij disajavore në publik por ka thënë se ministria e tij po e përmirëson furnizimin me armë dhe mjete të tjera për ‘operacionin special’ në Ukrainë, shkruan Jutarnji.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë spekuluar gjerësisht ditët e fundit për statusin e Shoigut – u përmend shkarkimi i tij i supozuar, ai u spekulua se ishte arrestuar për gjoja bashkëpunim me CIA-n dhe një këshilltar i ministrit të policisë së Ukrainës tha se kishte pësuar një atak në zemër.

Shoigu u “shfaq” për publikun nga mediat shtetërore edhe të enjten, por shkurtimisht, si pjesëmarrës në një takim virtual me Vladimir Putin. E pazakontë për të, ai ishte me një kostum civil dhe shfaqej vetëm në njërën pjesë të ekranit me probleme të dukshme teknike, gjë që solli spekulime të reja se bëhej fjalë për një regjistrim të vjetër.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Shoigu nuk ishte në publik për arsye “të kuptueshme” sepse, siç tha ai, ai ka shumë detyrime gjatë “operacionit special ushtarak” dhe se tani nuk është koha për aktivitete mediatike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago