Rusia ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave”, ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.
Peskov është pyetur nga mediumi britanik Sky News, nëse lufta ka qenë një “poshtërim”, marrë parasysh që Rusia është tërhequr nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, ka humbur mijëra trupa dhe që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ende në pushtet.
Ai ka thënë se ekziston “bindje e gabuar” për atë që po ndodh.
Mirëpo i pyetur nëse Rusia ka humbur mijëra trupa, ai ka thënë se “po, ne kemi humbje të konsiderueshme të trupave dhe kjo përbën tragjedi të madhe për ne”.
Ai më pas ka thënë se tërheqja nga rajoni i Kievit dhe Çernihivit ka qenë “akt i vullnetit të mirë” për të ulur tensionet gjatë bisedimeve për paqe.
Përgjatë intervistës, Peskov ka përsëritur arsyet e Rusisë për atë që e quan “operacion special ushtarak”, duke thënë se Ukraina është bërë “anti-ruse” dhe se Rusia “është nervozuar shumë”, pas NATO-ja “ka nisur të lëvizë drejt kufijve tanë”.
Rusia ka thënë më parë se 1,351 ushtarë të saj janë vrarë.
Shifrat e sakta nuk dihen, mirëpo një zyrtar i NATO-s është cituar të ketë thënë sipas mediave amerikane se mes 7,000 deri në 15,000 trupa ruse kanë vdekur.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vlerësime të ngjashme.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…