Gervonta Davis ia shkaktoi Ryan Garcias humbjen e parë në karrierë, duke e nokautuar me një goditje të fuqishme në trup në rundin e shtatë.
Superpërballja e boksit e zhvilluar në kategorinë e lehtë, u mbajt të shtunën mbrëma në Las Vegas.
Meçi ishte paraparë të mbahej në 12 runde, por Davis e përfundoi me një goditje të fuqishme në trup në rundin e shtatë.
“Unë jam fytyra e boksit”, tha Davis 28-vjeçar, që ka fituar 29 meçe në boksin profesionist, prej tyre 27 me nokaut.
Garcia 24-vjeçar, që ende nuk ka fituar ndonjë nga titujt më të mëdhenj në boksin profesionist, ka thënë se ishte nder të qëndronte në ring me Davisin, që ka fituar pesë tituj bote në tri kategori të ndryshme.
“Thjeshtë nuk munda ta marrë veten. Më zuri mirë. Doja të ngrihesha, por nuk isha në gjendje”, tha Garcia.
Davis e kishte rrëzuar fillimisht Garcian edhe në rundin e dytë.
Garcia ka bilanc tash prej 23 fitoreve e një humbje.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…