Debate të ashpra në seancën e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, ku pritej nisja e procesit gjyqësor në Apelin e Krimeve të Rënda.
Që në nisje të procesit, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se avokati është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi.
Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur kriminel.
Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka solli që avokati te braktisë sallën e gjyqit, me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi.
Avokati theksoi se gjyqtarja Boksi nuk mund të japë një vendim të drejtë, për shkak se mund të ketë ndikim nga ana familjare.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri Endrit Zela.
Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëzuar penalisht Gilmando Danin e të vëllain e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë.
Në përfundim gjykata vendosi t’i caktojë Zelës një avokat kryesisht, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më datë 28 Tetor ora 11. Emiliano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë u dënuan në shkallë të parë me 55 vite burg për një sërë veprash penale në kuadër të grupit të sktrukturuar kriminal.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…