I ati i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha që mbahet në kampet e ISIS në Siri ka humbur gjurmët e të birit 10 ditë pasi e takoi. Pas publikimit të historisë së dhimbshme në mediat italiane, Afrim Berisha i kontaktuar nga Report Tv u shpreh se prej gati 10 ditësh nuk po arrin që të lidhet me të birin dhe njerëzit që ka dërguar në kampin “Al Holit” nuk e kanë gjetur më aty.
Afrim Berisha rrëfen edhe bisedën me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të gjetur djalin. Edi Rama u shpreh sot se është e vështirë nxjerrja, por ka një plan me partnerët për t’i larguar nga ato kampe. Kreu i qeverisë theksoi se është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri.
Intervista e plotë në Report Tv
Ju jeni babai i djalit që është në një kamp në Siri?
Po, ishte në një kamp në Siri, tani nuk po mundem ta gjej më dhe nuk di gjë. Ka humbur ka 7-8 ditë a 10 ditë që nuk rezulton aty, kam paguar njerëz i kam çuar dhe akoma nuk kam përgjigje a është apo nuk është a e kanë marrë apo kush e ka marrë.
Po si mund ta gjeni a ka ndonjë mundësi? I keni kërkuar informacion autoriteteve shqiptare tu ndihmojnë ose tu japin ndihmë?
I kam kërkuar, kam fol sot me Edi Ramën dhe më ka dhënë disa përgjigje të mira pastaj nga ora 4-5 ka qenë duke dhënë konferencë shtypi edhe ka folur direkt vetëm për mua.
Dhe çfarë ju tha kryeministri?
Ai më tha cdo gjë i kam hy personalisht asaj pune dhe do interesohem, por për momentin nuk ka shtet në botë që merret vesh me e gjet.
Po në çfarë zone ka humbur pak a shumë, ku mund të jetë djali?
Unë djalin e kam lënë në kampin “Al Holit”.
Por si është historia e 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha? Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t’iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç.
I ati e gjeti përmes Kryqit të Kuq, ndërsa shkuan në Siri me emisionin “Le Iene” pak ditë para fillimit të sulmeve ushtarake turke duke e takuar. Nëna e Alvin ka vdekur. Autoritetet kurde thonë se ajo mbeti e vrarë gjatë bombardimeve, për të shkatërruar bastionin e fundit të ISIS në këtë zonë.
Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë. Djali ka lindur në Itali ndërsa momentin që takon të atin flet shqip duke i kërkuar “do ikim sonte, do ikim tek gjyshi?”.
I ati e la aty duke i thënë që nuk mundet se duhet të plotësojë dokumentet. Por pak ditë më pas Afrim Berisha thotë se ka humbur kontaktet me të birin.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…