Debat i nxehtë për origjinën e plisit, Guri: Shqiptar; Jazexhi: Ka origjinë arabe

Origjina e plisit solli debate mes të ftuarve në studion e “360 Gradë” në Rtv Ora, duke dhënë dhe tezat e tyre.

Artur Zheji: Kush e ka plisin?

Alfred Cako: Odiseja, të gjitha pikturat me plis i ka. Paridi ka pasur plis. Turqit kanë qeleshe të kuqe, ne e kemi të bardhë, çifutët të zezë. Përfaqëson vezën kozmike ose Zotin. Burri e mbante me vete kur ikte ushtar që të tregonte se mbante gjysmën e vetes me vete, që ishte gruaja. E mbante me shallë që të tregonte se ishte i martuar kur shkonte në një fshat të panjohur. Plisi mbahej kur arrinte moshën për pushkë. I vetëm nuk mbante plis.

Olsi Jazexhiu: Plisi është traditë arabe.

Sazan Guri: Pse arabët nuk kanë plis sot. E kanë vetëm shqiptarët dhe kosovarët.