FOTO&VIDEO

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të gjithë avionët ulen në tokë

Disa aeroporte kryesore u detyruan të ndalonin operacionet për shkak të një defekti teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS në Southampton, që la shumë avionë të bllokuar në pistë. NATS nuk përjashtoi mundësinë e një sulmi të huaj armiqësor apo hakerash, duke shtuar se bëhej fjalë për një “problem me radarin”, i cili u zgjidh duke kaluar shpejt në një sistem rezervë.

Kur sistemi u bë sërish “plotësisht funksional”, mijëra pasagjerë u përballën me vonesa deri në 5 orë, ndërsa më shumë se 150 fluturime nga dhe për në Britani u anuluan.

Ekuipazhet e avionëve në mbarë vendin u njoftuan për një “dështim të radarit” në qendrën e NATS në Southampton në orën 14:30. Në orën 16:43, NATS njoftoi se problemi ishte zgjidhur, por vonesat vazhduan.

British Airways tha se problemet ndikuan në shumicën e fluturimeve të tyre. Aeroporti i Birmingham konfirmoi se të gjitha fluturimet në nisje ishin pezulluar. Deri në orën 19:15, në Heathrow lejoheshin vetëm 32 fluturime në orë, nga 45 që është norma.

Pasagjerë të zemëruar u detyruan të shtyjnë pushimet e planifikuara prej muajsh, ndërsa mijëra britanikë të dëshpëruar tani përballen me dilemën e të fjeturit nëpër aeroporte ose shpenzimin e qindra paundëve për akomodim, pasi janë “braktisur” nga linjat ajrore në vend dhe jashtë.

Drejtuesit e Ryanair bënë thirrje që drejtori ekzekutiv i NATS, Martin Rolfe, të japë dorëheqjen pas këtij incidenti të trafikut ajror.

Një pushues i pakënaqur në Kroaci, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u detyruan të flinin në aeroportin e Dubrovnikut pasi easyJet anuloi fluturimin e tyre.

“EasyJet është për turp. Na lanë në baltë pa asnjë ndihmë. Na thanë vetëm të shkarkonim aplikacionin – i cili nuk na ndihmoi fare.”

John Carr, një specialist shëndeti nga Stourbridge, u bllokua në Heathrow, duke humbur fluturimin për në Norvegji ku ishte i ftuar në dasmën e vëllait. “Nuk na paralajmëroi askush. Kishim valixhe plot me gjëra për dasmën. Nuk dimë ku do flemë sonte”, tha ai.

Monica Clare, 68 vjeçe nga Londra, humbi mundësinë për të parë një të afërm në altar pasi fluturimi i saj për në Irlandë u anulua. “Dasma është në Limerick. Na mbajtën 3 orë në avion dhe pastaj na thanë që kapiteni mbaroi turnin, prandaj e anuluan. Hoteli dhe makina me qira na prisnin atje. Nuk do arrijmë dot për dasmë.”

Një defekt i ngjashëm me atë të kësaj të enjteje, në gusht të vitit 2023 preku mbi 700,000 pasagjerë, duke shkaktuar anulimin e më shumë se 500 fluturimeve në Britani. Ai problem u desh disa orë të zgjidhej, pasi inxhinieri që duhej ta rregullonte po punonte nga shtëpia. Në mars të këtij viti, një zjarr në një nënstacion elektrik mbylli Heathrow-in, duke prekur mbi 270,000 udhëtime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago