Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes të vendit të dërgojë trupa në rajonet e mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore, sipas një dekreti të lëshuar herët të martën në orën e Moskës, raporton Radio Evropa e Lirë.
Para kësaj, ai nënshkroi dekrete për njohjen e pavarësisë së “Republikës Popullore të Donetskut” dhe “Republikës Popullore të Luganskut”.
Nuk është e qartë se sa e madhe është forca që Putin dërgoi dhe kur do të kalojë kufirin për në Ukrainë. Thuhet se ushtria ruse do të hyjë për të “ruajtur paqen”, sipas mediave botërore.
Ndërsa e gjithë bota demokratike dënon një lëvizje të tillë të njëanshme që po e shtyn të gjithë botën në pasiguri, tabloidët serbë janë kthyer në kohërat e viteve 1990.
Ashtu siç pritej, më tej shkoi Informer, duke deklaruar në kopertinë se “Ukraina ka sulmuar Rusinë!”. “Novosti” raporton: “Ra gjak në kufirin rus”, madje “Srpski Telegraf” pretendon se “Putini po dërgon ushtri për të bashkuar Serbinë dhe Srpska”, dhe se pas Ukrainës është radha e Ballkanit…
Agnon Maliqi, analist, aktivist dhe gazetar kosovar, thekson se derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiç ankohet për disponimin prorus, në të njëjtën kohë tabloidët nën kontrollin e qeverisë së tij po sjellin titujt skandaloz të përmendur tashmë.
Vuçiç dje në Monako është ankuar për mediat serbe se e përkrahin Rusinë pa objektivitet!
“Ne kemi ende probleme, nuk mund të mashtrojmë veten. Kur shikoni titujt tanë, nuk ka objektivitet në 80 për qind të mediave dhe ato janë gjithmonë në anën ruse”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se gjithçka mund të shtrihet në Ballkanin Perëndimor.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…