POLITIKE

Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, reagon islamiku Gëzim Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese

Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New York Times”, ku ka thënë se ‘‘Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë’’, shkruan Gazeta Express.

Kelmendi në reagimin e tij, këtë deklaratë të Kurtit e ka cilësuar si skandaloze dhe se, e njëjta për Kelmendin, është një nga deklaratat më të ulëta të Kurtit.

Tutje, i pari i FJALËS, ka vlerësuar se një deklaratë e tillë mund të bëhet vetëm nga dikush që është ateist ose ka ideologji marksisto-leniniste.

‘‘Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës. Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Albin Kurti paska deklaruar për  “The New York Times”:

Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore.

Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

Kjo deklaratë është skandaloze!

Kjo është ndër deklaratat ma të ulëta të një kryeministri që përfaqëson një shtet me shumicë muslimane.

Këtë lloj deklarate mund ta thotë vetëm një kryeministër që mund të ketë bindje ateiste dhe ideologji marksisto-leniniste.

Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës.

Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë.

P.s.

Unë Gëzim Kelmendi prej vitit 2017 kam kritikuar dhe kundërshtuar qëndrimet dhe veprimet e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, kam paralajmëruar për politikën e tij të rrezikshme në raport me Fenë, por militant të ndryshëm, deputet ( konservator) dhe të tjerë, të cilët sot u larguan nga VV-ja, më fyen, më shanë, më ofenduan dhe anatemuan.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago