Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor u transportua ditën e djeshme në Athinë për mjekim të specializuar.
Mediat greke shkruajnë se kryepeshkopi është vizituar në spital në Athinë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis.
Po ashtu, mediat greke shkruajnë se vizita ka qenë e shkurtër, ku besohet se është zhvilluar edhe një bisedë mes tyre.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në reagimin e saj ditën e sotme u shpreh se gjendja e kryepeshkopit tashmë paraqitet e stabilizuar. Media greke shkruan se kryepeshkopi po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe po merr kujdesin e nevojshëm nga mjekët.
“Arqipeshkvi më i bekuar i Shqipërisë z.Anastasi u shtrua më 3 janar 2025, në vigjiljen e përgjithshme të spitalit “Ungjillëzimi”. Gjendja e tij shëndetësore, pavarësisht historisë tashmë të rënduar mjekësore, konsiderohet e qëndrueshme dhe monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i Spitalit nën drejtimin e profesoreshës së Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv znj. Anastasia Kotanidou. Fortlumturia e tij po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe po merr kujdesin e duhur”, thuhet në njoftimin mjekësor të Ungjillëzimit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…