Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë një ndër deklaratat më të bukura në mesazhin e përnatshëm që i jep popullit të tij, që prej fillimit të luftës më 24 shkurt.
Mesazhe të cilat duket sikur e kanë frymëzuar popullin ukrainas të vijojë rezistencën dhe të besojë te fitorja e së drejtës.
Zelensky foli për kërcënimet se Rusia mund të përdorë armë bërthamore dhe nuk shfaqi asnjë shenjë frike për këtë gjë, ndonëse në Ukrainë tashmë kanë filluar të shpërndahen tableta jodi.
“Rusia tashmë ka humbur, nuk ka rëndësi se çfarë arme mund të përdore“, u shpreh Zelensky.
‘Më shumë qytetarë rusë po e kuprojnë se po shkojnë të humbasin jetën vetem sepse një person nuk do të ndalojë luftën. Tashmë dhe pushtuesit i duhet të gjejë ndonjë armë në vende të ndryshme të botës si dronët iranianë, Shahed, por nuk keni shpresë‘, përfundoi lideri ukrainas.