Sot në orët e pasdites, si rezultat i hetimit disa mujor, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës Themelore në Prizren, janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit.
Operacioni ka të bëjë me arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve si Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë.
Përmes një komunikate të Policisë bëhet e ditur se hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.
Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona të dyshuar.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.
Pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…