Politikani liberal nga Vojovodina, Nenad Canak, ka thënë se deklaratat e tij në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg janë vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.
Pretendimi i çuditshëm i Nenad Çanak: Albin Kurti u rekrutua nga Shesheli
“Ishte sarkazmë. Asgjë tjetër”, ka thënë shkurtimisht Canak për Gazetën Express.
Canak ndryshe njihet për raportet të mira me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Politikani liberal serb që është ndër të paktët që përkrahë pavarësinë e Republikës së Kosovës kishte qëndruar për vizitë në Prishtinë më 28 qershor të vitit 2021.
Në takimin me kryeministrin kosovar, Canak kishte diskutuar edhe çështjen e personave të pagjetur.