Del një biografi e re për Putinin, New York Times ia gjen autorit gabimet rreth Kosovës

Philip Short, gazetari britanik që punoi 25 vjet për BBC-në, këtë vit ka publikuar një libër biografik për presidentin rus Vladimir Putin, të titulluar “Putin, his Life and Times”.

Por, pikëpamja e prezantuar në këtë libër ka hasur në kritikë të gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, e cila thotë se Short në biografinë e tij të re për Putinin e sheh përçarjen midis Lindjes dhe Perëndimit kryesisht përmes syve të protagonistit të tij.

Artikulli i NYT më kritikues shfaqet për pjesën e luftës së Ukrainës, të cilin autori e lë në faqen 656 të librit 672 faqesh.

“Rrëfimi i Short bie në një kohë perfekte dhe fatkeqësisht pikërisht atëherë kur ne kemi më shumë nevojë të kuptojmë Putinin, por humbet kapitulli që mund të përcaktojë ende vendin e tij në histori. Pushtimi i Ukrainës nuk ndodh deri në faqen 656 të një teksti 672 faqesh, pasi konflikti shpërtheu pikërisht kur Short po përfundonte tetë vjet kërkime për Putinin. I tillë është rreziku i shkrimit të biografive të figurave që janë ende gjallë dhe nuk kanë mbaruar së shkruari historitë e tyre”.

Ukraina nuk është ndër huqjet e vetme që autori mund të ketë bërë me shkrimin e biografisë së Putinit. Ndër pjesët e devijuara është edhe Kosova.

“Më të diskutueshme mund të jenë disa nga përfundimet e tij në të cilat ai miraton pikëpamjen ruse. Ai e barazon aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Putini me mbështetjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, duke i hedhur poshtë dallimet mes të dyjave si “nuanca”. Në të vërtetë, Kosova është një nga “tri mëkatet kryesore të Perëndimit” në sytë e Putinit “që kishte shkatërruar shpresat e të dyja palëve për të ndërtuar një botë më të mirë, më paqësore pas rënies së Bashkimit Sovjetik”. Çdo zemërim rus krahasohet me ndonjë pabesi perëndimore”, shkruan NYT, transmeton Gazeta Express.

Kopertina e librit biografik të Putini nga Philip Short