Dhjetë orë pasi u dërgua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Can Ruti në Badalona, jeta e babait të futbollistit të Barcelonës, Lamin Yamal nuk është më në rrezik. Mediat në Spanjë raportojnë se gjendja e Munir Nasraoui paraqitet e stabilizuar edhe pasi ai vazhdon të jetë i shtruar në spital pas sulmit me thikë që pësoi mbrëmjen e së mërkurës.
Nasraoui u dërgua në spitalin në Barcelonë pasi u godit disa herë me thikë në sulmin që ndodhi në një parking në Calle Frank Marshall në lagjen Rocafonda, ku jeton familja e futbollistit që fitoi Europianin me Spanjën.
Sipas informacioneve, policët që po hetojnë sulmin ndaj tij kanë arrestuar tre persona të cilët akuzohen “për tentativë vrasje”. Po ashtu janë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se Munir mori “më shumë se një goditje me thikë”.
Të tre arrestimet u bënë rreth orës 22:30 të së mërkurës mbrëma falë përshkrimeve të autorëve të dhëna nga dëshmitarët okularë.
Edhe pse ende nuk është e qartë pse u sulmua babai i Yamal, mediat katalanase theksojnë se disa orë para incidentit të përgjakshëm ai ishte përfshirë në një përleshje me disa persona teksa ecte me qenin e tij.
Munir Nasraoui ishte deri vonë një banor i panjohur i lagjes Rocafonda të Mataros, por talenti i djalit të tij si sulmues i Barcelonës dhe më pas si ylli në rritje i kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024 e bëri atë një personazh publik.
32-vjeçari ka qenë i përfshirë në situata të dhunshme në të kaluarën. Në qershor 2023, në një video që u bë virale ai shihej duke sulmuar deputeten e ekstremit të djathtë të Vox, Mónica Lora në qytetin e Mares, një veprim për të cilin u gjobit me 546 euro.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…