Mediat spanjolle kanë publikuar video nga momenti se si banda e shqiptarëve vidhte banesat e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrit.
Siç shihet në këto pamje, një prej shqiptarëve të arrestuar këmbadorazi, shihet teksa pasi çmonton një nga dyert, futet me shumë lehtësi në një prej banesave, e cila nuk kishte asnjë roje sigurie. Më pas video vazhdon me një moment të dytë, kur dy anëtarë të bandës vjedhin një makinë luksoze, me shumë qetësi dhe të pashqetësuar se në rrugë ka kamera soigurie. Ato ishin të pamaskuar dhe e kryen vjedhjen e gjatë ditës.
Operacioni që vuri në pranga katër persona, me ‘kokën’ e bandës shqiptarin Marjan Zefi, i arrestuar edhe më parë për vjedhje, u finalizua 6 ditë më parë. Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhjet e shtëpive të trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez kishin të njëjtët autor, katër shqiptarë. Në sendet e vjedhura, u gjet edhe medalja e Champions-it e lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey, një sasi e madhe e bizhuterive të vjedhura dhe 10 mijë euro cash.