Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha në Kuvend se vëllai i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni. Këtë deklaratë Deliu e bëri pasi Haxhiu i tha se dhëndrri i saj është arrestuar në OSHP.
Deliu më pas e akuzoi ministren për shpifje dhe i tha se do të mbajë përgjegjësi për fjalën e saj, njofton Klankosova.tv.
“Një ministre që vjen sot këtu dhe lëshohet në akuza dhe shpifje të pavërteta e që kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm në Maqedoni. Imagjinojeni ministrja e Drejtësisë që sot vjen dhe më flet për sistem të drejtësisë në Kosovë e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni sot mu më jep e më mban leksione për sistem të drejtësisë. Si takoheni ju me homologë nga Gjermania ose vende të tjera zonja ministre kur në CV-në tënde shkruan që kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni?. Sa për dhëndrrin as nuk është arrestuar dhe është shpifje që ju e keni thënë dhe do të mbani përgjegjësi për fjalën tuaj zonja Haxhiu”.
Pas kësaj deklarate, Deliu-Kodra ka dalë nga salla e Kuvendit, kur edhe i është kundërpërgjigjur ministrja Haxhiu duke thënë se ‘ndoshta Blerta e di si ka ndodhur rasti i Kumanovës’.
“Blerta Deliu kur bën akuza të tilla duhet të rri në Kuvend, e jo të ikë nga Kuvendi, është dashtë me qëndru. Për rastin e Kumanovës, le ta vlerësojnë institucionet e drejtësisë se është një enigmë e madhe sesi ka ndodhur ai rast. Ndoshta Blerta Deliu e di, le të tregoj ajo sesi ka ndodhur rasti i Kumanovës, është shumë me rëndësi për Republikën e Kosovës, shtetasit tanë që i kemi në Maqedoni ta dinë se çka ka ndodhur me ta”.
Menjëherë pas kësaj deklarate të Ministres së Drejtësisë, Deliu kërkoi fjalën gjë që nuk ia mundësoi kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca.
“Blertë le mos e tepro allahile, jo bre se nuk ka kuptim për besë. Ka hapësira tjera se qysh ju mund ta shpjegoni veten deputete. Për besë është shkelje brutale e rregullores, s’është fer”.
Pas fjalës së Konjufcës, Deliu e Haxhiu janë ‘përplasur pa zë’ në sallën e Kuvendit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…