Demokracia Studentore ka kërkuar shkarkimin e ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pasi sulmoi fizikisht një gazetar.
Demokracia Studentore përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar protesta nëse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, nuk e shkarkon atë, njofton Klan Kosova.
“Ne studentët shprehim shqetësim të thellë për aktin e goditjes brutale të gazetarit Ensar Ramadani dhe apelojmë autoritetet e drejtësisë që ta arrestojnë ministrin Shala dhe njëkohësisht kërkojmë nga kryeministri i vendit që ta shkarkojë këtë ministër. Ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë dhe si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë, ekzaktësisht ndaj demokracisë, goditja direkte e një punonjësi aktiv të medias është një zhvillim trishtues dhe alarm kërcënues për demokracinë”, thuhet në njoftimin i tyre.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…