POLITIKE

Demokratët e fajësuan për humbjen e Kamala Harris, George Clooney i irrituar: Po bëhem kokë turku!

George Clooney mendon se po përdoret si një “kokë turku” në lojën e fajësimit të dikujt apo disave për humbjen e Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale amerikane përballë Donald Trump dhe po mendon të qëndrojë jashtë politikës.

Ylli 63-vjeçar i Hollivudit e mbështeti fuqimisht Harrisin pasi më parë i tregoi Joe Biden derën e daljes me një shkrim të ashpër në New York Times.

“Unë e dua Joe Biden, por ne kemi nevojë për një kandidat të ri”, ishte titulli i artikullit të tij.

Aktori që atëherë është kritikuar nga demokratët për ndikimin e tij gjatë zgjedhjeve, me disa që argumentojnë se humbja e Harris ishte faji i tij.

Clooney ka mbetur i zhgënjyer dhe i lënduar nga reagimi i ashpër i demokratëve, me ekspertët që thonë se ai nuk e mbështeti menjëherë Harrisin sepse mendonte se demokratët duhet të bëjnë një hap prapa për të peshuar opsionet e tyre.

“George ndjen se reagimi që po merr për humbjen e Kamala është plotësisht i pajustifikuar”, tha një burim pranë aktorit për DailyMail.

“Ai mendon se është krejtësisht e padrejtë që ata po përpiqen ta bëjnë atë një kok turku për humbjen e saj. Kur ai shkroi shkrimin e tij, George nuk tha ‘Biden nuk është i përshtatshëm për president, zgjidhni Kamala’. Demokratët besuan Kamalan dhe brenda pak ditësh ajo ishte e nominuara. George mendon se ata duhet të kishin bërë një hap prapa dhe të kishin marrë parasysh opsionet e tyre. Kjo është arsyeja pse ai nuk e mbështeti atë menjëherë. Ai ka mbështetur Partinë Demokratike dhe ka investuar kaq shumë kohë dhe para për të, por tani për tani do të bëjë një hap prapa. Ai ndihet shumë i zhgënjyer”, shtoi burimi pranë Clooney.

Aktori kishte shkruar një shkrim në New York Times korrikun e kaluar duke bërë thirrje që Biden të tërhiqej nga gara dhe duke deklaruar: “Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”.

Artikulli u publikua më pak se një muaj pasi Clooney mblodhi 30 milionë dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Biden. Javë më vonë, Clooney shprehu mbështetjen e tij për Harris dhe “përpjekjet e saj historike”, ndërsa falënderoi Biden për “shpëtimin e Republikës” duke i dhënë vendin e tij në garë zv/Presidentes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago