POLITIKE

Demokratët gjejnë fajtorin për humbjen e Kamala Harris, ai është… George Clooney

Demokratët amerikanë kanë gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve presidenciale te aktori i famshëm George Clooney, pasi ishte ai që i kërkoi Joe Bidenit të tërhiqej nga gara.

Pasi Donald Trump fitoi ndaj rivales Kamala Harris, demokrati i përjetshëm George Clooney u kritikua për ndikimin e tij gjatë zgjedhjeve, shkruan A2 CNN.

Aktori i “Ocean’s Eleven”, 63 vjeç, shkroi veçanërisht për “New York Times” në korrik, ku i bëri thirrje 81-vjeçarit Biden të braktiste fushatën e tij presidenciale, duke shkruar: “Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”.

Clooney më vonë lavdëroi Biden për “vetëmohimin” kur ai njoftoi se do të tërhiqej më 21 korrik.

Pas fitores së madhe të Donald Trump, një grup komentuesish politik i udhëhequr nga veteranët i quajtur altNOAA, shkruajti në “X”: “Dikush të më sjellë George Clooney. Duhet të bëjmë një… bisedë”.

Gazetari Joshua Hartley postoi një “screenshot” nga ekrani i artikullit të Clooney dhe shtoi: “Faleminderit George Clooney”.

Një përdorues i “X” shkroi: “Trump nuk duhet të harrojë të falënderojë të famshmit e Hollivudit. Sidomos George Clooney”.

Një fanse e Donald Trump gjithashtu iu referua aktorit dhe shkroi: “Sapo u kujtova, ne nuk kemi pranuar akoma rolin e George Clooney në këtë fitore”.

“Meqenëse jam në një depresion të thellë dhe kam dëshirë të sulmoj dikë, si do ia bëjmë tani, o George Clooney?”, shkroi një përdorues i mediave sociale, ndërsa një tjetër thjesht shtoi: “Faji është i gjithi i George Clooney”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago