Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur ditën e sotme në ambientet e saj ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Alexey Zaitsev.
Zaitsev u thirr në MEPJ pas një sulmi të ndodhur ditën e sotme në Kiev, ku u dëmtuan edhe ambientet e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë.
Më herët gjatë ditës së sotme MEPJ ka postuar në X disa pamje nga dëmet e shkaktuara në ambasadën shqiptare, teksa thekson se u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik.
“Një seri sulmesh ajrore nga Federata Ruse tronditi Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të kryeqytetit ukrainas. Si pasojë e këtyre sulmeve u dëmtua pjesërisht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kiev, si dhe ambasadat e pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm mbi themelet e diplomacisë ndërkombëtare.
Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhen respektuar dhe respektuar plotësisht”, thuhej në postimin e MEPJ.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…