Dënohen Gucati e Haradinaj/ Ky ishte paralajmërimi i avokatit Gazmend Halilaj për krerët e OVL-UÇK-së

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi sot Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se i ka paralajmëruar që mos të luajnë me Gjykatën Speciale.

“Ishte 09-shtatori-2020, kur i këshillova, i njoftova për pasojat, sepse nuk doja t’i shihja në burg.

Por, numri i atyre që i motivonin për të gabuar ishte shumë herë më i madh, të njëjtit janë sot, që nxjerrin lot krokodili.

Jo njerëz, vetë i keni nxitë me gabue, sot mos vajtoni, por i paqi në qafë…”, shkruan Halilaj.

Avokati në shtatorin e vitit 2020, kishte thënë që mos të luajnë me Gjykatën Speciale.

Ai shkruante se OVL-UÇK bëri gabim të madh kur hapi dhe publikoi dosjet e Speciales.

Madje Halilaj i kishte paralajmëruar se do t’ju kushtonte kjo.