Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar në këto 5 vite ka qenë e njëanshme në favor të Ramës. Kështu u shpreh në Intervistën me Merita Hakljan akademiku Artan Fuga. Sipas tij kjo ka ardhur për shkak të rezistencës së opozitës ndaj projekteve amerikane e europiane.
“Partnerët e aleatët tanë, të rëndësishëm dhe të dobishëm, gjithë kohën kanë luajtur rol garant të paanshëm të demokracisë. Këtë radhë dukshëm kanë qenë në mbështetje të Ramës. Një supozim është që 7-8 vitet e fundit opozita i ka rezistuar shumë projekteve amerikane e evropiane në Shqipëri. Si reforma në drejtësi apo ajo zgjedhore. Dhe në momentin kur ti si opozitë ke këtë qëndrim, besojnë atë që është në qeveri dhe që çon përpara projektet”.
Ndërkaq përkundër shumë zërave që vlerësojnë politikën kosovare krahasuar me atë shqiptare, Fuga thotë se nuk janë më të mirë apo më të këqinj se ne, por është një politikë e brishtë për shkak të pafuqisë financiare së politikanëve atje, që janë të detyruar të respektojnë votën sikurse ndodhi me me politikën tonë të viteve ‘92-‘93
“Shqiptarët e Kosovës nuk janë më të këqinj se ne në politikë, por as më të mirë se ne. Dhe nuk jam dakord me këtë lojë që bëjnë politikanët tanë. Në Kosovë kanë qenë disa personalitete që janë sot të ndaluar nga gjykata ndërkombëtare në momentin që u hoqën se këta e qarkullonin pushtetin ka dalë një grup tjetër që nuk kanë as mbështetjen e fuqinë financiare që të jetë stabël. Kosova sot është siç ishte Shqipëria në ‘92-‘93 që liderat nuk kishin pasuri e status dhe duke qenë kështu ia linin vendin njëri-tjetri kurse në Shqipëri politikanët janë aq të fortë sa e manipulonin votën. Kur këta u hoqën skena politike u bë e brishtë dhe politikanët janë të detyruar të respektojnë elektoratin”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…