Një gjykatë në Bosnje dënoi të mërkurën presidentin pro-rus serb të Bosnjës Milorad Dodik me një vit burg dhe e ndaloi atë të angazhohej në politikë për gjashtë vjet për shkak të veprimeve të tij separatiste.
Vendimi historik i gjykatës në Sarajevë erdhi pas një gjyqi njëvjeçar kundër Dodik me akuzën se ai nuk iu bind të dërguarit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr paqen në vendin ballkanik.
Udhëheqësi dhe avokatët e tij nuk ishin në gjykatë gjatë dhënies së dënimit. Dodik ka thënë se ai nuk do t’i bindej vendimit dhe kërcënoi me “masa radikale” si përgjigje, duke përfshirë shkëputjen eventuale të entitetit të drejtuar nga serbët në Bosnje të quajtur Republika Srpska nga pjesa tjetër e vendit.
Kërcënimi separatist i Dodik ngjalli frikë në Bosnje, ku masakra etnike nga 1992-‘95 la 100,000 njerëz të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Marrëveshja e Dejtonit e sponsorizuar nga SHBA-ja i dha fund luftës gati tre dekada më parë
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…