Deputeti ekstremist polak shkakton skandal, me fikëse zjarri ndal qirinjtë e festës hebraike Hannukah

Një deputet polak i ekstremit të djathtë ka bërë një veprim skandaloz të martën duke shuar me një fikëse zjarri qirinjtë që ishin ndezur për festën hebraike Hannukah, shkruan Washington Post.

Kreu i Parlamentit polak, Szymon Holownia ka denoncuar këtë akt skandaloz të kryer nga Grzgeroz Branun duke thënë se nuk do të ketë asnjë tolerancë për sjellje të tilla antisemitike dhe ksenofobike në parlamentin polak.

Televizioni polak TV N24 dhe media të ndryshme atje kanë publikuar momentin kur deputeti polak ka fikur qirinjtë e ndezur për nder të Hannukas me një fikës zjarri duke e mbushur me tym dhe mjegull gjithë zonën.

 Gjithë procedurat parlamentare janë pezulluar.