Visar Korenica, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transferë, votoi kundër çuarjes së Projektligjit për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Fondi Pensional për votim në Kuvendin e Kosovës.
Por, i njëjti herën e kaluar i kishte marrë nga Trusti hiç më pak se 1 mijë e 762 euro e 11 cent. Këtë shifër e ka bërë të ditur në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.
Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.
Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribuues.
Ndërkohë, kundër kanë votuar edhe Armend Muja, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Eman Rrahmani, por pavarësisht kësaj çështja ka shkuar në Kuvend pa miratimin e shumicës, , shkruan Gazeta Insajderi.
Projekligji pritet të dalë sa më shpejt para deputetëve për miratim, gjë për të cilën duhet shumica e thjeshtë parlamentare. Që i bie në sallë duhet të jenë 61 deputetë, dhe 31 prej tyre të votojnë pro.
Derisa, Trusti është shprehur i gatshëm për shpërndarjen e të hollave, nëse procesi merr votat e nevojshme në Kuvend.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…