Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku ka deklaruar se pak para votimit të Qeverisë Hoti një bashkëpunëtorë i Albin Kurtit i kërkoi që të mos e jap votën pro qeverisë duke i thënë se Kurti dëshiron të takohet me të.
Madje Baxhaku kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos i drejtohet Qeverisë së Avdullah Hotit si ‘koti’ sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Kushtetuesja.
Baxhalku deklaroi gjithashtu se Kurti nuk ka shumë dallim nga presidenti Hashim Thaçi për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte deklaruar se i shkoi në shtëpi për t’i kërkuar të votojë Qeverinë Hoti.
Baxhaku tha se edhe një i afërt i Kurtit e bëri të njëjtën gjë, duke i kërkuar të takohet me liderin e VV-së në ora 22:00, transmeton Indeksonline.
“Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, tha Baxhaku.