POLITIKE

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së: Filloi jetësimi i planit të Thaçit dhe PDK-së për trazira politike

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka një parashikim të errët për situatën në të cilën do të kalojë Kosova nëse nuk arrihet një marrëveshje LDK-LVV.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe PDK-ja po e jetësojnë planin për trazira sociale e politike në Kosovë, deri në rebelim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Filloi jetësimi i skenarit të Hashim Thaqit me shokë, për trazira sociale e politike nê Kosovë deri në rebelim.
(Plani nuk êshtê më top sekret, mund ta shpërndani)
Aktorë në këtë skenar pa dijen e tyre e joqëllimshëm janë shumë qytetarë të pafajshëm ,punëtorë në shëndetësi, arsim, polici, drejtësi, media, politikë, por jo të gjithë , disa janë duke punuar sipas skenarit tani të zbuluar.
Zgjedhjet e 6 tetorit prodhojnë ndryshim . Por PDK në “heshtje” edhe pas rënjes nga pushteti?!!”, ka shkruar Avdyli.

Më poshtë, pjesa tjetër e postimit të Avdylit:

Plani destabilizues me etapa:
1. Prolongim i rezultatit zgjedhor maksimalisht(tetor- janar) permes KQZ,PZAP, gjykata sa që qytetari ta humb entuziazmin e të dëshprohet.
2. Ngjizja e koalicionit VV-LDK të pengohet me çdo kusht. Duke zvogëluar numrin deputetëve, duke krijuar atmosferë armiqesore brenda deri në dështim. Pastaj VV të akuzohet si e paaftë për krijim të aleatëve pêr qeverisje, e LDK si bllokuese .
3. Shërbyesit civil që presin pêr fundvit rritjen e pagave. BLLOKO rritjen e rrit pakënaqësinë e tyre.
4. Avokati i popullit (me 5 dhjetor) si institucion i “pavarur” nga politika por jo nga Thaqi, dërgon ligjin në kushtetuese.
5. Gjykata kushtetuese bllokon implementimin e ligjit dhe alokimin e pagave me rritje për punëtorët.
6. Sindikatat e “pavarura” nga politika por jo nga klani i Thaqit , ( më 6 dhjetor) bëjnë thirrje për mobilizim për greva e për revoltë popullore deri në bllokim të shërbimeve shëndetësore deri në dëmtim të pacientëve, paralizim të arsimit deri në revoltë të prindërve, dhe ne fund anarki nê rend e ligj në lagje e qytete nga greva e policëve. E çuditshme se si heshtën sindikatat 9 muaj (që memorandum kanë me PAN të nenshkruar ne fushatë edhe atë para mediave) edhe kur u prolongua implementimi i ligjit problematik per paga, e menjëherë pas 6 tetorit riaktivizohen, për ta jetësuar planin destabilizues.
7. Qeveria edhe nëse fillon e paralizuar dhe kohën e kalon në zgjidhjen e krizês qê se shkaktoi ajo dhe ska as mekanizmat për ta zgjidhur. Menaxhmenti i “apolitik” institucioneve shëndetësore, arsimore e policore inkurajon e ndhmon si asnjeherë më parë sindikatat për mbarëvajtjen e grevës dhe ska kush ti shkarkon.
8. Kjo situatë duhet prodhojë debakël institucional e pastaj zgjedhje të reja , rikthim të klanit PAN e pronto në pushtet. Dhe menjëherëj ndalje të grevave , qetësi sociale, pagat pa rritje ose me rritje por me rëndësi pushtetarët e djeshëm në pushtet.
A do jeni pjesë e këtij skenari edhe ju ? Shumë vështirë do keni ju punëtorët sektorial të mos jenë pjesë e këtij plani, kur hartuesit e implementuesit e planit do i prekin në djersën e merituar e kafshatën e bukës së fëmijëve . Por dua ta ndaj me ju sa të mos e harroni skenaristët dhe regjisorët e planit djallëzor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago