LAJME

Deputeti i VV’së: Nëse liberalizohen vizat më 23 qershor, qytetarët do të mund të lëvizin pa viza nga ky muaj

Më 23 qershor do të takohen liderët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

E në këtë takim, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, tha se mund t’i liberalizohen vizat Prishtinës.

Për këto deklarime dhe zhvillime tjera në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, foli deputeti i Vetëvendosjes Agon Batusha.

Batusha tha se shpreson që me 23 qershor të ndodh kjo.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane theksoi se nëse merret vendimi më datën 23 të këtij muaji, qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në shtator ose janar.

“Asnjëherë nuk kam dëshirë të dalin fjalët e armikut, por kësaj radhe po shpresoj shumë. Po dua të besojë që më 23 qershor do të marrim një vendim paraprak për liberalizim të vizave, pasi është proces. Nëse merret vendimi me 23 Qershor nuk do të thotë që me 1 korrik do të shkojmë pa viza, janë edhe disa procedura, varësisht prej vullnetit të shteteve. Nëse merret vendimi me 23 qershor, mund të jetë 1 shtatori ose 1 janari i vitit të ardhshëm (që do lëvizjet pa viza). Gjithsesi nuk po duam të japim data, vetëm po dua ta shpjegoj procedurën” – tha Batusha në KlanKosova.

Deputeti i Vetëvendosje tha se nuk po dëshiron të jap ndonjë date për liberalizimin e vizave për arsye të sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë.

“Në këtë mbledhje të krerëve të shteteve të BE-së, do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, gjithsesi aty do të jetë diskutimi edhe për Kosovë. Datat, nuk po japin, për arsye të sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, në lobim kundër Kosovës. Serbia shpenzon qindra miliona euro, kompani lobimi, diplomat që u shpërbejnë itneresave të Serbisë për ta kundërshtu dhe minu Kosovën”- tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago