LAJME

Deputeti ukrainas në shqip: Kosova është Evropë

Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksii Goncharenko, tha në shqip se Kosova është pjesë e Evropës.

Goncharenko, në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KE-së, luti të gjitha shtetet mosnjohëse që të njohin paravarsinë e Kosovës.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutemi ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë. Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara”.

“Kosova është Evropë”, tha në shqip ukrainasi.

Ai foli edhe për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian teksa për këtë tha se duhet angazhimi i gjithë botës e në veçanëti Evropës.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e botës së lirë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë. Po përpiqen të përdorin Ballkanin Perëndimor për të pasur më shumë kaos në botë. Kush tenton të destabilizojë Bosnjën dhe Hercegovinën, Rusinë. Sot duhet të themi se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që këto vende të prosperojnë dhe të jenë pjesë e vlerave tona të përbashkëta”.

“Në përgjithësi ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë botën të lirë të gjithë planetin, por duhet të fillojmë me Evropën. Nuk duhet të ketë vrima në hartën e Evropës për një ose një vend tjetër që nuk është pjesë e Evropës dhe projektit evropian ku ne vlerësojmë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, tha Goncharenko.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

15 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

19 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

21 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

22 orë ago