Deputetja e PDK-së i reagon publicistit që krahasoi faljen e besimtarëve në shesh me qentë endacakë

Gjatë ditës së djeshme dhjetëra presona zgjodhën që të falnin Ikindinë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Kjo u bë në shenjë revolte ndaj vendimit për mos-hapje të xhamive as për faljen e Bajramit. Edhe pse u falën në distancë dhe kishin të vendosura dorëza e maska, dikujt nuk i pëlqeu ky veprim.

Shkrimtari dhe profesori kosovar Gani Mehmetaj, ka ironizuar me këtë grup qytetarët, teksa akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës për këtë veprim. Madje ai shkoi edhe më larg duke thënë se organizmi u bë nga krahu islamik i PDK-së, të cilët i krahasoi me qentë endacak në shesh.

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka reaguar pas kësaj duke thënë se politika sakralizuese e regjimeve fashiste që kolaboronte me anëtarësi fetare është përmbysur nga vlerat dhe të drejtat e njeriut, që nga lufta e dytë botërore, po rjoe dhe diskursi i një përqindje të vogël mbetëse e vlerave zhbërëse.

I tillë sipas saj është edhe profesori që krahasoi besimtarët të cilët u falën në shesh me qentë endacak.

Sipas Ismailit, rendi kushtetues nuk prishet nga manifestimi publik i bindjeve ideologjike, fetare e të tjera, por nga manipulimi dhe anologjia e rreme, që vie nga persona me peshë juridike.

Postimi i plotë:

Politika sakralizuese e regjimeve fashiste që kolaboronte me anëtarësi fetare është përmbysur nga vlerat dhe të drejtat e njeriut, që nga lufta e dytë botërore, por jo edhe diskursi i një përqindje të vogël, mbetëse e vlerave zhbërëse. I tillë ishtë ai i një profesori që krahason besimtarët të cilët u falën në sheshin kryesor të Prishtinës me qentë endacakë.

Logjikë fashiste dhe shkarje e madhe interpretimi.

Qentë endacakë që janë përdorur si term fyes, institucionet dhe shoqëria kosovare kaherë i toleron dhe me aq kapacitete, edhe i mirëmbanë. Në kuptimin figurativ, shumë njerëzore edhe për pseudo-profesorin që t’i tolerojë të tjerët, e në veçanti individët që nuk ndajnë bindje të njejta. Kjo është toleranca, respektimi i ndërsjellë, si vlerë e popullit tonë, në të cilën është vetë-përjashtuar lloji i tij.

Qasjen autoritare e mbeshtjelli edhe me gënjeshtra, për gjoja akterë të Partisë Demokratike, të cilët kanë rrahur dikur, e sot kanë organizuar manifestimin në fjalë. Rendi kushtetues nuk prishet nga manifestimi publik i bindjeve ideologjike, fetare etj, por nga manipulimi dhe analogjia e rreme, e cila vie nga persona me peshë juridike.

Nuk janë vëtëm gënjeshtrat që po i forcojnë aradhat e kësaj mendësie. Janë edhe qasjet selektive të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili në vend se të garantojë kushte dhe barazi të plotë, ai shpërfaqë motive personale ndaj motiveve dhe kërkesave të organizatorëve, shumë e dëmshme për demokracinë dhe prishëse e vlerave të përbashkëta.