Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, pasi uroi Vetëvendosjen dhe LDK-në për marrjen e detyrave, tha se do të sigurohet që asnjë pikë e premtimeve që pushtetarët kanë bërë të mos kalojë pa përgjegjësi dhe llogari.
Megjithëse shkroi se akuzat për papërgjegjshmëri janë paragjykuese, ka dyshime për planin qeverisës për të cilin tha se mungon strategjia specifike ashtu sikurse mungojnë shpjegimet për mënyrën e themelimit të Bankës Zhvillimore dhe Fondit Sovran.
Postimi i saj:
Nga këndi i opozitares, si një pozicion politik shumë i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë, urime për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës!
Prezantimi i planit qeverisës në Kuvend erdhi pas shumë deklaratave zyrtare nga të dyja palët se ka një përafrim për arritjen e koalicionit, pa detajiuar asnjë pikë. Një lexim i përgjithshëm, pa specifikuar programin, është një premisë ciklike e pushtetit, pa prodhuar diç të re.
Akuzat për papërgjegjshmëri janë paragjykuese.
Qasja për të organizuar jetën politike në suaza personale karshi atyre racionaliste nuk nënkupton u
zhvillim, por stagnim të proceseve politike për të ndërruar akterë në pushtet.
I tërë plani, ashtu siç u prezantua në Kuvend, nuk ka as edhe një strategji specifike se si do të rregullohen politikat institucionale të supozuara nga ju si të dëmshme përgjatë viteve sa ishit në opozitë.
Qëndrimet dhe diskurset janë për konsum të brendshëm dhe ditor, gjë që u dëshmua me ndërrimin e fotografive pavarësisht ligjit, prezantimeve pranë flamurit të shtetit dhe simbolika të tjera.
Ashtu sikurse në opozitë, që nuk shpjeguat asnjëherë mënyrën e themelimit të Bankës Zhvillimore dhe Fondit Sovran, ashtu ndodhi edhe në Kuvend.
Nuk ka as edhe një shpjegim të vogël, por me rëndësi të madhe, se si do të arrini që buxhetin e një mandati të projektoni me 3 miliard euro, supozuar një rritje mbi 10 miliard euro? Po pyes, se çfarë linje ideologjike të politikbërjes, synuar në ekonominë e spektrit të majtë, përfaqëson Lidhja Demoraktike e Kosovës në këtë koalicion?
Partia Demokratike e Kosovës shtriu bazat e shtetndërtimit dhe nëse keni çka të ndërtoni tutje, ju megjithatë jeni në fundamentin tonë.
Do të sigurohemi që asnjë pikë e premtimeve që keni bërë të mos kalojë pa përgjegjësi dhe llogari.
E nëse synoni zhbërjen e shtetit, të arriturave apo edhe më keq riorientimin kombëtar të Kosovës, jemi çdo herë, si gjithnjë, pranë institucioneve për të marrë përgjegjësi.
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…