FOTO&VIDEO

Deputetja Matoshi tregon se si e shpëtoi një shtetase të huaj dhe dy vajzat e saj nga dhuna që po përjetonin prej bashkëshortit

Adriana Matoshi ka treguar historinë e një gruaje, shtetases e huaj, e cila, sipas saj, ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

Nëna pretendohet se nuk kishte mundësi të largohej nga Kosova, për shkak se nuk mund t’i merrte dy vajzat në atdheun e saj.

Sipas Matoshit, kjo nënë ka kërkuar ndihmë në çdo institucion të mundshëm, por gjithmonë hasi në vend të shurdhër.

“Që nga viti 2014 nuk la derë pa trokitur që të ankohet për problemet e saja, po të gjitha dyertë i kishte të mbyllura, duke mos gjetë mbështetje as nga të afërmit e burrit, e as nga institucionet përkatëse. Nga frika se nuk do t’i shihte më vajzat, ajo refuzoi të largohej pa vajzat nga Kosova, duke qëndruar kështu plot 16 vite me mall e dhimbje larg familjes e vendlindjes së saj”, shkroi aktorja në Facebook.

Për rastin, deputetja Matoshi u informua nga një shok i saj, i cili posedonte video të dhunës që i bëhej njërës nga vajzat nga babai i tyre, njofton Klankosova.tv.

“Me urgjencë interesohem për këtë familje dhe arrijë të siguroj kontakt. Pas pak edhe takohemi me M.T., ku nën ethe e trauma më rrëfehet për tmerrin të cilin e kishte përjetuar nga bashkëshorti gjatë gjithë këtyre viteve.”

Tutje, aktorja e mirënjohur tregon se ka kërkuar ndihmë tek komisioni për të drejtat e njeriut, ku ka njoftuar kryetaren, Duda Baljen, ku më pastaj njoftojnë edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Në ndërkohë deputetja Balje arriti ta caktoi një takim me ambasadën e shtetit të saj, nga të cilët morëm mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Meqenëse vajzat nuk kishin dokumente të shtetit shtetase e të cilit ishte nëna e tyre, në fillim e pamë të pamundshme largimin e tyre nga Kosova, aty ku ishte vullneti i tyre të shkojnë, por ambasada përkatëse u tregua shumë mirëkuptuese dhe gjithçka përfundoi mirë.”

Deputetja u krenua për zgjidhjen e problemit për vetëm dy muaj, duke kritikuar të tjerët, që sipas saj, nuk arritën t’i jepnin mbështetje viktimës për 16 vite dhunë fizike e psiqike.

Matoshi falënderoi Ministrinë e Drejtësisë, kolegen Duda Balje, ambasadën e shtetit të saj dhe Edita Dulan për ndihmën në zgjidhjen e problemit.

Ajo falënderoi edhe deputetëve e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët tha se ndihmuan me të holla që mundësuan blerjen e biletave për udhëtim jashtë vendit.

Për fund, aktorja pati disa fjalë edhe për kritikuesit e saj.

“Për ju që e keni pritë me skepticizëm angazhimin tim në politikë dhe keni pyet se çka lypë një aktore në Parlament, ju them që ky është veç fillimi. Nuk do të ndalem derisa në vendin tim secili të jetojë i lirë, dhe me të drejta të barabarta si çdo njeri tjetër në botën e civilizuar!”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

6 minuta ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

6 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

8 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

23 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago