POLITIKE

Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën

Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në Klan News deklaroi se Ukraina do të njohë Kosovën në të ardhmen e afërt, duke vënë në dukje se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe vendimi për njohjen e Kosovës pritet të merret së shpejti. Ajo shprehu besimin e plotë se ky vendim do të jetë në përputhje me pritshmëritë e popullit të Kosovës.

“Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet nga populli në Kosovë.”

Gjithashtu, Klympush Tsintsadze falenderoi thellësisht qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj Ukrainës në këtë periudhë sfiduese, duke theksuar se ata janë në “anën e duhur të historisë”. Deputetja nënvizoi edhe rolin e shtetit shqiptar dhe koordinimin e ngushtë që ekziston mes dy vendeve në arenën ndërkombëtare, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak dhe humanitar.

“Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e Shqipërisë, ata janë në anën e duhur të historisë. Jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ata kanë dhënë deri tani, edhe shteti shqiptar nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi koordinuar veprimet tona me shtetin shqiptar në aspektin politik dhe kemi ndërtuar një besim tek mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne. Edhe për mbështetjen ushtarake kemi mirënjohës, edhe për mbështetje ushtarake jemi shumë mirënjohës.”

Ajo shprehu gjithashtu shpresën që Shqipëria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se bashkë do të arrijnë të gjitha objektivat strategjike.

“Ne kemi arritur disa marrëveshje me Shqipërinë për çështjet e sigurisë në vitet e ardhshme, mendoj se kjo do të jetë një çështje që do të vijojë të zbatohet. Po ashtu ju vlerësojmë edhe për ndihmën humanitare që kanë dhënë njerëzit në Shqipëri. Shpresojmë që Shqipëria do të vijojë me këtë mbështetje për Ukrainën që të bëhet shtet anëtar i NATO-s dh së bashku ne do të arrijmë të gjitha objektivat për qenë pjesë e Bashkimit Europain.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago