Në prag të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance deklaroi se dërgimi i trupave amerikane në Ukrainë mbetet ende një mundësi në tryezë, nëse Rusia dështon të angazhohet në një marrëveshje paqeje me mirëbesim.
Në një intervistë për The Wall Street Journal, ai tha: “Unë mendoj se një marrëveshje do të arrihet, e cila do të trondisë shumë njerëz.”
Sipas Vance, presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të shqyrtojë të gjitha opsionet për të arritur një marrëveshje.
“Presidenti nuk po i qaset kësaj çështjeje me verbëri. Ai thotë: ‘Gjithçka është në tryezë, le të bëjmë një marrëveshje’”, deklaroi Vance.
Zyrtari amerikan përsëriti se SHBA-ja synon që Ukraina të ruajë pavarësinë e saj, por pranoi se ende mbetet e paqartë se sa nga territori i saj do të mbetet nën kontrollin rus.
“Ka disa formulime dhe konfigurime të mundshme, por prioriteti ynë është që Ukraina të ruajë sovranitetin e saj,” shtoi ai.
Zëvendëspresidenti amerikan do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku pritet të diskutohen sfidat globale të sigurisë. Ai ka qenë më parë një kritik i zëshëm i ndihmës amerikane për Ukrainën dhe vitin e kaluar theksoi se Europa duhet të përgatitet për një ndryshim të fokusit strategjik të SHBA-së drejt Azisë Lindore.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…